Stil

Shtëpiza që vë në harmoni natyrën dhe imagjinatën


Shtëpitë të cilat bashkohen me pyllin, në një lartësi prej pesë metrash kështu duke bërë atë të harmonizuar me kurorat e pemëve.

Duke parë nga dritarja, shihen pemë të harlisura që u japin njerëzve përvojën e të jetuarit në xhungël.

Firma e arkitekturës “Aoe Project Team”, projektoi kompleksin prej 15 njësive të veçanta në qytetin e famshëm turistik Gullin, të Kinës.

Bukuri të veçantë tregojnë edhe shtëpitë që kanë çati artificiale prej kashte, të lakuar, me pamje organike.

Me sipërfaqe të ndryshme duke filluar prej 45 metra katror, në hapësirën e brendshme kati i parë dhe i dytë lidhen me shkallë dhe me një tarracë që u lejon fëmijëve të luajnë në çdo hapësirë që ata zgjedhin.

Për llojet e tjera të shtëpizave, dhoma e gjumit e fëmijëve është në katin e dytë, ndërsa kati i parë është i rezervuar për dhomën e ndenjes dhe dhomën e gjumit për të rriturit.

Po ashtu, një tip tjetër ka sipërfaqe prej 27 metra katror, zona e aktiviteteve kryesore është e përqendruar në katin e parë, ndërsa kati i dytë është i ndarë dhe i hapur, duke e bërë atë ideal për lojën e fëmijëve.

Është menduar edhe për një hapësirë më të madhe për fëmijët që të argëtohen gjatë pushimeve, ku u krijua një lloj shtëpie që përdor një tobogan në natyrë për t’u lidhur me katin e parë dhe të dytë.

Ura e sipërme dhe struktura e apartamentit lejojnë ngritjen maksimale të katit përdhes duke reduktuar ndikimin në mjedis, si dhe krijon një kopsht të bukur panoramik.

Ky vendpushim unik ku dizajni dhe arkitektura përzihen në mënyrë harmonike me mjedisin natyror dhe xhunglën, me siguri do të mundësojë që njerëzit të pushojnë me familjen e tyre midis majave të pemëve dhe të marrin frymë të re, energji pozitive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore