Jetesë & Stil

Shtëpia e modës ‘Liu Jo’ padit modelen e njohur Kendall Jenner


Në një ankesë ligjore të paraqitur në një gjykatë në New York City, kompania italiane akuzon yllin e “Keeping Up With the Kardashians” se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi, duke mos u shfaqur në një nga dy fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej në një total prej 1.5 milionë dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 për qind.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në vitin 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, nuk i ka adresuar akuzat, duke mohuar pretendimet.

Kompania “Liu Jo” pretendon se ylli mori pjesë në xhirimet e para në korrik të 2019-ës. Marka e njohur i kishte paguar asaj deri në atë moment, 1.35 milionë dollarë.

Xhirimi i dytë ishte vendosur të bëhej në Londër në mars të 2020, por për shkak të pandemisë janë ndaluar udhëtimet.

Në padi thuhet se palët ranë dakord, të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Kendall thuhet se përfundimisht nuk u përgjigj më për Liu Jo, derisa kompania e informoi atë se do ta padiste për shkelje të kontratës.

Një zëdhënëse, e cila përfaqëson Kendall, tha: “Kjo padi është e pabazë. The Society Managment, në emër të zonjës Kendall Jenner, i ka ofruar vazhdimisht Liu Jo-s datat dhe vendet alternative për të përmbushur një marrëveshje që u detyrua të shtyhej për shkak të pandemisë koronavirus”.

Kompania mësoi se modelja do të udhëtonte në Itali në shtator 2020 për të kryer një fotosesion për një stilist tjetër.

Kompania thotë në paraqitjen e saj se, sipas kushteve të kontratës së tyre, të paktën pagesat e saj të para dhe të dyta ndaj modeles duhet të rimbursohen, sepse ajo nuk mori pjesë në fotosesionin e dytë dhe, grupi pretendon, gjithashtu nuk mund të riplanifikohet më një datë e përshtatshme.

Kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore