Pajisje

Shtëpia e Bardhë refuzon të heqë ndalimin për shitjen e orëve inteligjente Apple në SHBA


Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të heqë ndalimin për shitjen e orëve inteligjente Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndaj dhe gjigandi i teknologjisë ka paraqitur një apel urgjent në Gjykatën e Apelit.

Në muajin tetor, Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë i SHBA-ve (ITC) ka vendosur që Apple-i ka shkelur dy patenta të teknologjisë shëndetësore nga Masimo Corp. me një sensor të oksigjenit në orët e saj.

Shtëpia e Bardhë kishte 60 ditë për të rishikuar ndalimin e importit, me Përfaqësuesen e Tregtisë Katherine Tai që mori vendimin.

“Pas konsultimeve të kujdesshme, ambasadorja Tai vendosi të mos e anulojë vendimin e ITC-së dhe vendimi i ITC u bë përfundimtar më 26 dhjetor 2023”, ka bërë me dije Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-ve në një deklaratë.

Para këtij afati, Apple kishte vendosur të ndalonte shitjen e Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 në SHBA në dyqanet online të kompanisë dhe pikat e shitjes me pakicë.

Ndërkohë, ndalimi kërcënon një kompani që, sipas vlerësimeve të analistëve, ka gjeneruar të ardhura prej rreth 17 miliardë dollarë në vitin e fundit financiar.

Apple, me qendër në Cupertino, Kaliforni, shtoi sensorin e oksigjenit në gjak në orët e saj në vitin 2020.

Kompania Masimo pretendoi se kishte shpikur teknologjinë dhe pretendoi se prodhuesi i iPhone-it kishte dëbuar punonjësit e saj.

ITC sakaq mbajti anën e Masimo, një prodhues pajisjesh mjekësore me bazë në Irvine, Kaliforni.

Karakteristikat shëndetësore janë bërë një pikë kryesore e shitjes për Apple Watch, duke e vënë kompaninë në konkurrencë me prodhuesit e pajisjeve mjekësore.

Modelet Seria 9 dhe Ultra 2 përbëjnë shumicën e shitjeve të Apple Watch.

Kompania nuk zbulon të ardhurat e gjeneruara nga linja e produkteve, por është një pjesë kyçe e biznesit të saj të veshjeve, shtëpive dhe aksesorëve, i cili gjeneron më shumë se 40 miliardë dollarë shitje në vit.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore