Sport

Shqiponjat nga Roma në ndjekje të Shqiponjës kuqezi


Xherdan Shaqiri ishte një ndër futbollistët më të spikatur të EURO 2020.

Zvicerani me origjinë shqiptare, shënoi tre gola në pesë ndeshje, duke e udhëhequr Zvicrën drejt në rrugëtimi historik.

Helvetët arritën çerekfinalet e një Europiani për herë të parë në historinë e tyre, dhe aty u ndalën vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave nga Spanja.

Shaqiri shënoi golin që skuadrat i dërgoi në vazhdime, por nuk arriti ta përfundoj ndeshjen, për shkak të vendimeve taktike nga trajneri Vladimir Petkovic.

Xherdani me performancën e tij shumë të mirë, ka shkelur syrin e shumë skuadrave që mund të shfrytëzojnë shërbimet e tij.

Me Liverpool-in që nuk po i jep shumë mundësi, djali nga Gjilani beson se ka ardhur koha për një aventurë tjetër.

Edhe klubi nga Merseyside është pajtuar me vendimin e Shaqirit, duke i vënë një çmim me të cilin mund të shitet.

Sipas tabloidit britannik, the Athletic, Shaqiri vlen 13 milionë ose 15 milionë euro.

Kjo është një shifër lehtë e pagueshme për skuadrat që Shaqirin duhet ta kenë në dispozicion.

Dhe, emri që ka shfaqur më shumë interes është Lazio.

Shqiponjat nga Roma dëshirojnë që të sigurojnë shërbimet e Shaqirit, dhe shifra që ka kërkuar Liverpool nuk është problem për të.

Xherdani është ende me pushime, dhe e ardhmja e tij pritet të bëhet e ditur menjëherë pasi ato të mbarojnë.

Kryeqyteti i kampionëve të Evropës, duket se do të presë Shaqirin.

Aty, ai do të gjejë edhe tre shqiptar tjerë, Vedat Muriqin e Kosovës, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha nga Shqipëria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore