Një aspekt i rëndësishëm që e cilëson një vend si të fuqishëm është forca e tij ushtarake.
Forca Ushtarake e Shqipërisë vlerësohet e 115-ta nga 142 vende të konsideruara për rishikimin vjetor të “Global Firepower“.
Shqipëria mban një rezultat indeksi të Fuqisë Ushtarake prej 3,0023 pikësh.
Ajo vlerësohet më së shumti për portet kryesore (katër), kufijtë (691 kilometra) dhe vijën bregdetare (362 kilometra).
Një aspekt që mungon plotësisht në të gjitha vlerësimet e GFP-së për Shqipërinë janë armatimet e rënda.
Pozitivisht, sipas indeksit, shihen edhe mjetet e patrullimit (19 të tilla) dhe borxhi i jashtëm i vendit.
Renditja e finalizuar e “Global Firepower” përdor mbi 50 faktorë individualë për të përcaktuar pikën e PowerIndex të një kombi të caktuar.
Formula unike e brendshme lejon që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me ato më të mëdha.
Çdo vit, Global Firepower vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë globin në fuqinë ushtarake.
Në rajon, Serbia ka forcën ushtarake më të madhe duke u renditur e 61-ta.
Ajo ndiqet menjëherë nga Kroacia, e cila renditet e 62-ta dhe Bullgaria e 67-ta.
Mali i Zi pozicionohet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut e 135-të ndërsa Kosova e 140-ta.
Të parët në renditje janë SHBA-të, të ndjekur nga Rusia, Kina dhe India.
Japonia, Korea e Jugut, Franca, Britania, Pakistani dhe Brazili përmbyllin 10 të parat.
Turqia dhe Irani pozicionohen respektivisht në vendin e 13-të dhe 14-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së