Përballje

Shqipëria mposhtet minimalisht nga Polonia


Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat minimal 1:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.

Shqipëria rrezikoi portën dy herë në pjesën e parë, por nuk ishin tentime serioze.

Polonia kishte mundësi të mira po ashtu, dhe më pas, në minutën e 41-të, shënuan golin, ku Kaminski goditi shtyllën nga distanca, dhe Swiderski shënoi me fat në mes të këmbëve të Strakoshës.

Pjesën e dytë, Shqipëria e filloi vrullshëm, duke rrezikuar portën me anë të Sokol Cikalleshit e Kristjan Asllanit, por pritjet e Szczesny-t nuk i lejuan kuqezinjëve golin e barazimit.

Më pas, Lewandowski kishte një mundësi fantastike po ashtu, por një nga mbrojtësit shqiptar e larguan topin nga porta.

Së fundmi, në minutën e 87-të, Shqipëria pati një mundësi shumë të mirë me Myrto Uzunin goditja e këtij të fundit doli jashtë.

Pavarësisht humbjes, Shqipëria patën një performancë shumë të mirë, dhe dueli i radhës i tyre do jetë kundër Moldavisë më 17 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore