Shqipëria

Shqipëri 1922 – Kur kurvat regjistroheshin në Polici dhe kishin rregulloren e tyre


“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të Policisë”.

Kemi dëgjuar shumë ditët e sotme për një regjistër të veçantë të pedofilëve apo përdhunuesve, por askujt, as që i shkon mendja, t’i drejtohet publikisht dikujt tjetër nën epitetin “kurvë”, e aq më pak të krijojë një regjistër të veçantë për to.

Por, në Shqipërinë “pa tabu” të vitit të largët 1922, kthjellimin mbi këtë çështje e shprehur vetë Qeveria.

Xhafer Ypi, qëndroi vetëm një vit si kryeministër, si paraardhëse e asaj të Ahmet Zogut. Në fakt, kjo Qeveri, u emërua nga Këshilli i Naltë i asaj kohe, pas qeverisë kalimtare 12-ditore të Idhomeno Kosturit, prej 12 dhjetorit 1921 deri më 24 dhjetor të po atij viti.

Në vetvete, Qeveria Ypi, përkoi me zhvillime të reja për vendeve dhe solli një ndryshim të raporteve politike në gjithë Shqipëria.

Gjëja më e çuditshme që ndodhi gjithsesi, ishte ai që u njoh si “Regjistri i Kurvënies”.

Në një foto të dokumentuar të Arkivit Qëndror Shqiptar, duket edhe Qeveria Ypi, ku ndër figurat më në zë, të cilat kanë shkruar historinë, shfaqen edhe Fan Noli dhe Ahmet Zogu.

Të dy ata, kryeministra të ardhshëm të vendit e më pas, Zogu, me rrëzimin e Nolit, edhe mbret i vetëshpallur i Shqipërisë.

“Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin”.

Kjo është pjesa e parë e kësaj rregulloreje të çuditshme, ku sigurisht lë të kuptohet se në fakt bëhet fjalë për gratë, të cilat prostituoheshin në vend.

Më pas, shpjegohet edhe fakti se si, në regjistër, duhej të shënohej edhe çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, siç përdorej në gjuhën e atëhershme.

Fjala bie, sëmundjes, shtrimet në spital, dënimet që ka marrë apo fakti nëse ka hequr dorë nga profesioni, duheshin doemos deklaruar në regjistrin e veçantë.

Një rregullore, e cila ndoshta sot, do të shkaktonte më shumë se polemika.

Fundja, prej asaj kohe, ndër shumë gjëra, të cilat kanë ndryshuar, njëra është edhe terminologjia dhe kuptimi i fjalëve. Ditët e sotme, termi “kurvë”, ka marrë një kuptim pezhorativ të tejskajshëm.

Por, nëse kurvat e atëhershme ishin në tipologji të njëjta me ato të cilat mund të cilësohen si të tilla sot, duhet parë në dokumente arkivore e të krahasohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore