Lajme

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, vendasit të tmerruar


Në Indonezi, vendasit janë parë të tmerruar duke ikur nga një re e madhe tymi teksa ka shpërthyer vullkani në malin Semeru.

Qendra Këshillimore e Hirit Vullkanik ka lëshuar një paralajmërim pasi një shtëllungë e hirit vullkanik u ngrit në mbi 12 mijë metra.

Në platformën Twitter, kanë dalë menjëherë pamjet që tregojnë banorët teksa vrapojnë nga mali kur retë e mëdha gri shfaqen në majë.

Ka pasur edhe një shpërthim të mëparshëm. Ai ka qenë në malin Semeru në muajin janar të këtij viti, kurse një tjetër në dhjetor të vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore