Lajme

Shpërthime të fuqishme në Kherson, dyshohet se vijnë nga aeroporti


Disa shpërthime shumë të fuqishme janë dëgjuar në orët e vona të natës në qytetin e Kherson-it në Ukrainë, ku dyshimet e para bien mbi një sulm në aeroportin e qytetit, të cilin rusët e kërkojnë ta marrin prej ditësh.

Kherson-i është një qytet në veri të gadishullit të Krimeas dhe me një rëndësi strategjike për vendosjen e trupave ruse, të cilat vijnë nga pjesa jugore e Ukrainës.

Të dielën, u raportua nga ana e Moskës se qyteti ishte tërësisht i rrethuar. Ndërsa, tashmë, kanë nisur edhe bombardimet mbi të.

Nëse rusët arrijnë të depërtojnë, rrezikohet së tepërmi edhe siguria e Odesa-s, një prej qyteteve strategjikisht më të rëndësishme të Ukrainës, me dalje direkte në Detin e Zi – objektiv i qartë i Vladimir Putinit prej kohësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore