Lajme

Shpenzimet tremujore të partive, prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 300 mijë euro


334 mijë e 427 euro ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë tre muajve të fundit. Kështu thuhet në raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpenzimet e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas raportit, pas LV-së radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 167 mijë e 193 euro, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 155 mijë e 110 euro.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 82 mijë e 225 euro, derisa Lista Serbe i ka shpenzuar 87 mijë euro.

Ndryshe, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2024) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore