Gatimi

Shpejt dhe lehtë: Pije ‘ekzotike’ për dy persona


Ilustrim

Kjo smoothie, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, dhe një metabolizëm i shpejtë do të thotë humbje më e lehtë e kilogramëve.

E gjitha që ju duhet është të shtoni një lugë kanellë në pijen tuaj të mëngjesit.

Përbërësit:

1 mollë e madhe

2 gota spinaq

3 lugë çaji koriandër të grirë

1 limon

1 filxhan lëng portokalli të sapo shtrydhur

2 lugë çaji xhenxhefil

1/3 banane

1 lugë çaji kanellë.

Përgatitja:

Pritini të gjithë përbërësit dhe vendosini në një blender. Përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Preferohet të konsumohet me mëngjes, gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës së tepërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore