Shqipëria

Shpallen në kërkim djemtë e Tom Doshit


Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, pas një incidenti të ndodhur në zonën e njohur si ish-Blloku, ku të dy mendohet se janë përfshirë, pasi kanë rrahur një person dhe kanë dhunuar disa efektivë policie.

Sipas njoftimit të Policisë Tiranë, shpallja në kërkim bëhet për disa vepra penale.

Ato përfshijnë “Plagosja me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Një shtetas tjetër, ndërkaq, i cili ka qenë i shoqëruar me James dhe Marcos Doshin, dy djemtë e Tom Doshit, është vënë në pranga.

Ai është shtetasi E.L., i cili ndryshe nga djemtë e ish-deputetit, nuk ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore