Sport

Shkodran Mustafi arrin marrëveshje me Schalke 04


Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili nuk po gjen më hapësirë në formacionin e Arsenal, është shumë afër transferimit te Schalke 04.

Lojtari ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman dhe është duke pritur kompletimin e transferimit të Ozan Kabak të Liverpool.

Mustafi u transferua te Arsenal nga Valencia në vitin 2016 për një shifër rreth 35 milionë funta angleze.

Pas 4 viteve ai do largohet nga klubi londinez në drejtim të Bundesligës gjermane ku do nënshkruaj një kontrat 6 mujore me klubin nga Gelsenkirchen.

Mustafi pas Serie A, La Liga dhe Premier League, tani do të provojë një eksperiencë në Gjermania, Shumë pak futbollist kanë kaluar nëpër 4 nga top 5 ligat evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore