Shqipëria

Shkodër: Të shtëna me armë zjarri për motive të dobëta


Mbrëmjen e 22 marsit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të Policisë Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti – furrë buke – në pronësi të këtij të fundit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore