Sport

Shkëlqen Paqarada, shënon gol dhe dhuron asistim


Ish-mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, ka shkëlqyer në ndeshjen që ekipi të tij St. Pauli, e fitoi ndaj Dynamo Dresden, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë.

Paqarada shënoi golin e epërsisë në minutën e 62-të, si dhe dhuroi një asistim nëntë minuta më vonë, për shokun e tij të skuadrës Dittgen, i cili shënoi për epërsinë për herë të dytë të St. Pauli-t.

Më pas, Dresden arriti të barazojë rezultatin, për të shkuar ndeshja në vazhdime, të cilën e fituan ekipi i Leartit me shifrat 2:3.

Mbrojtësi kosovar është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, derisa këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime në ndeshjet në ligë dhe në kupë.

Me shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes nga Kosova, ai pritet të grumbullohet në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Jordanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore