Shqipëria

“Shkatërroi” PD-në, arrestohet 54-vjeçari


Një shtetas është ndaluar nga veprimet hetimore rishtaz mbi protestën e 8 janarit, ku një grup demonstruesish e mbështetësish të ish-kryeministrit, Sali Berisha, mësynë godinën demokrate duke shkatërruar një pjesë të mirë të saj.

Personi i radhës i arrestuar një shtetas 54-vjeçar me inicialet L.S., i cili akuzohet për përfshirje në akte dhune dhe shkatërrim prone.

Ndalimi i tij u bë në bazë të disa veprave penale. Ndër to “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mendohet se ky shtetas, ka thyer dyer e dritare të selisë blu, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore