Shqipëria

Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit


Shkarkohet vetëm disa muaj pasi mori detyrën, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Viola Hima.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij vendimi, teksa është mësuar se më parë Hima ka mbajtur postin e drejtoreshës në hipotekën e Vlorës, detyrë që e zotëroi vetëm për tre ditë.

Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashi, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.

Më herët u njoftua se Durrësi nuk do të ketë më zyrë kadastrale në qytet, pasi kjo zyrë tashmë do të zhvendoset në Tiranë.

Burime për mediat bënë të ditur se kjo zhvendosje do të bëhet për shkak të problematikave të trashëguara 30 vjeçare me çështjet e pronësive, veçanërisht në zonat bregdetare.

Gjatë transferimit të dosjeve, regjistrave hipotekorë dhe dokumenteve të tjera ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit, për shkak të rëndësisë së madhe që kanë të dhënat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore