Sport

Sheffield United prek rekordin negativ


Skuadra e Premier Ligës Angleze, Sheffield United, ndryshe nga sezoni i shkuar këtë sezon po bënë paraqitje tepër të dobëta, ku pas 17 javësh Premier Ligë, numëron vetëm dy barazime dhe 15 humbje.

Sezonin që lam pas, Sheffield United e mbylli në vendin e nëntë, me 54 pikë të grumbulluara, vetëm pesë pikë larg Tottenham-it të vendit të gjashtë, që përkon me pjesëmarrjen në kupat  evropiane.

Kjo ecuri negative në futbollin anglez, kishte më shumë se 100 vite që nuk ndodhte, ku nje ekip nuk merr asnjë fitore në 17 ndeshjet e para, që nga sezoni 1902-03, ku Bolton Wanderers, pati po të njejtën ecuri negative me rezultatet.

Tashmë me hapjen e merkatos së janarit, pritet që Sheffield United të bëjë ndryshimet e duhura në ekip, në mënyrë që të ndërrojë fytyrë dhe të kthehet tek rezultatet pozitive dhe pse jo të arrijë që të qëndrojë në Premier Ligë, për të paktën edhe një sezon./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore