Lajme

SHBA-të rrëzuan një “objekt fluturues të panjohur” pranë Alaskës


Një “objekt në lartësi të madhe” është rrëzuar mbi Alaskë në orën e kaluar, tha Shtëpia e Bardhë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta amerikane “New York Times”.

Zëdhënësi John Kirby tha se objekti ishte sa “madhësia e një makine të vogël” dhe ishte mbi një zonë me popullsi të rrallë gjatë asaj kohe.

Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, tha Kirby.

Kjo vjen pasi SHBA-të rrëzuan një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale të shtunën e kaluar.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte në 40 mijë këmbë (12 mijë kilometra) dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Ai shtoi se fusha e saj e mbeturinave ishte “shumë, shumë më e vogël” sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Zyrtarët e inteligjencës u vunë në dijeni të objektit të enjten në mbrëmje, tha Kirby.

Ai tha se një avion luftarak i ishte afruar objektit dhe vlerësoi se ishte pa pilot dhe ky informacion ishte në dispozicion të Biden-it kur ai mori vendimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore