Shqipëria

SHBA-të planifikojnë të mirëpresin qindra refugjatë afganë nga Shqipëria


Qëkurse Kabuli ra në duart e talebanëve në gusht të vitit 2021, qyteti i Saint Louis në Missouri ka mirëpritur mbi 600 refugjatë afganë.

Të hënën e 25 korrikut transmetuesi lokal “KSDK News”, njoftoi se qyteti amerikan do të japë një shtysë për të mirëpritur qindra të tjerë nga Shqipëria.

Kryebashkiakja e St.Louis, Tishaura Jones iu bashkangjit “International Institute and Afghan Rescue Project” në aeroport për të folur mbi këtë propozim.

Plani është që 350 deri në 1 mijë refugjatë afganë që jetojnë aktualisht në Shqipëri të mirëpriten në St.Louis.

Ndërkohë, qindra refugjatë afganë që janë shpërngulur në St. Louis gjatë 10 muajve të fundit kanë pasur nevojë për mbështetje serioze.

Presidenti i institutit, Arrey Obenson, deklaroi se gjithçka lidhet me ndihmën e familjeve refugjate është që ata të ndërtojnë themele të qëndrueshme për një jetë të re.

Pasi talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, Shqipëria pranoi të presë mijëra refugjatë afganë për të paktën një vit.

Kjo, ndërkohë që ata po kontrolloheshin për viza për në SHBA, ku do të kalonin për zgjidhjen përfundimtare.

Kohët e fundit, qeveria njoftoi se të evakuuarit mund të qëndrojnë më shumë se një vit nëse vizat e tyre amerikane vonohen.

Edhe pse disa mendonin asokohe se Shqipëria kishte për detyrë të ndihmonte aleatin e saj në NATO, të tjerë mendonin se vendi po luftonte mjaftueshëm.

Sipas Associated Press, duke cituar Ministrinë e Jashtme shqiptare, 900 refugjatë afganë mbeten në Shqipëri.

Ata që nuk janë më në Shqipëri tashmë kanë arritur të shkojnë në SHBA dhe Kanada.

Shqipëria ka pranuar gjithashtu disa qindra refugjatë ukrainas pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Është e paqartë se sa prej tyre janë aktualisht ende në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore