Shqipëria

SHBA-të, dronë për Forcat e Armatosura shqiptare/ Pjesë e mbështetjes ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë


Të enjten e 2 shtatorit autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dhuruan dronë inteligjentë Forcave të Armatosura shqiptare. Këtë e bëri të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet në postimi në median sociale Facebook.

“Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey-it udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot ‘PUMA’ të sapo blera”, shkruhej në njoftimin e Ambasadës.

E gjitha ka ardhur si pjesë e mbështetjes së SHBA-ve ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

“Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja”, theksohej në njoftim.

Në përfundim, Ambasada vijon se bashkëpunimi “krak për krah” është i rëndësishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore