Lajme

SHBA/ Policia në kërkim të vrasësit serial – qëlloi 5 të pastrehë


Një kërkim masiv është duke u zhvilluar për një person përgjegjës për vrasjen e dy të pastrehëve dhe plagosjen e tre të tjerëve në një seri të shtënash në Washington DC dhe New York City këtë muaj, thanë zyrtarët të dielën.

Departamenti i Policisë në New York (NYPD) dhe Departamenti i Policisë Metro i Washington-it publikuan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar se një person i armatosur është në kërkim pasi futej fshehurazi tek endacakët e fjetur dhe i qëllonte.

Lajmi se një vrasës serial ishte i lirë erdhi menjëherë pasi një i tretë i pastrehë u gjet i vdekur në Manhatan.

Policia po heton nëse vdekja e atij burri lidhet me të tjerët, thanë burimet. Endacaku u gjet në trotuar me një plagë të dukshme në legen mbrëmjen e së dielës.

Autoritetet thanë se tre sulmet e para nga i agresori ndodhën në kryeqytetin e vendit. Më 3 mars, i dyshuari qëlloi dhe plagosi një tjetër viktimë mashkull në New York Avenue.

Pesë ditë më vonë, personi i armatosur qëlloi një burrë tjetër. Dy viktimat e para kanë pësuar lëndime, por jashtë rrezikut për jetën.

Sulmet e të dyshuarit u kthyen vdekjeprurëse të mërkurën e kaluar, kur ai dyshohet se goditi me thikë dhe qëlloi për vdekje një të pastrehë, trupi i të cilit u zbulua pas një zjarri në një rrugë të New York-ut.

Diku para mëngjesit të së shtunës, autori udhëtoi për në New York dhe kreu ​​më shumë sulme me të njëjtën metodë.

Në të parën nga këto dy, i dyshuari qëlloi dhe plagosi një endacak 38-vjeçar ndërsa ai flinte në King Street në Soho. Viktima është dërguar në spital në gjendje të qëndrueshme.

Rreth një orë më vonë, autori u kap në kamera duke qëlluar për vdekje një të pastrehë të mbështjellë në një thes gjumi rreth 15 blloqe larg.

Sipas pamjeve nga kamerat, i dyshuari e goditi me shkelm burrin e fjetur, shikoi përreth për të parë nëse dikush po shikonte, më pas nxori një armë dhe e qëlloi atë në kokë.

Të dielën, rreth orës 18 një burrë 43-vjeçar i pastrehë u gjet i vdekur brenda një qese gjumi jashtë një restoranti Chipotle në cep të rrugëve Greenwich dhe Murray në Tribeca.

“Të pastrehët janë një nga më të cenuarit dhe një individ që i pikas ndërsa flenë është një krim jashtëzakonisht i urryer”, tha komisioneri i NYPD-se, Keechant Sewell, në një deklaratë.

“Ne do të përdorim çdo mjet, çdo teknikë dhe çdo partner për të sjellë vrasësin para drejtësisë”, tha Sewell.

Gjithashtu mësohet se qyteti i New York-ut ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë dollarëve për këdo që ka informacione për vrasësin.

FBI dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve po ndihmojnë dy departamentet në hetimet e tyre.

Balistikat e gjetura në dy skenat në Soho të shtunën në mëngjes ishin të të njëjtit kalibër me gëzhojat e gjetura në Washington, DC, thanë burimet.

Të pesë të shtënat ndodhën në orët e hershme të mëngjesit pasi viktimat ishin në gjumë, thanë autoritetet.

I dyshuari u kap në video survejimi në të dy juridiksionet i veshur krejt të zeza. Në qytetin e New York-ut, ai gjithashtu kishte veshur një maskë për të mbuluar fytyrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore