Bota

SHBA/Pence-Harris: Thirrje protestuesve të largohen nga ndërtesa


Zëvëndëspresidenti, Mike Pence, dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris i’u kanë bërë thirrje protestuesve të largohen dhe të respektohet demokracia amerikane.

Pence ka bërë thirrje që protestuesit të largohen nga  ndërtesa e Capitol-it.

Ai është shprehur që duhet dhënë fund dhunës dhe njerëzit të respektojnë zbatimin e ligjit.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA  duhet të ndalohet dhe duhet të ndalohet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë  oficerët e Zbatimit Ligjit  dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa”, ka shkruar në twitter.

Gjithashtu ka reaguar edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, pas protestave në Washington.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter ka thënë se ajo i bashkohet thirrjes së presidentit të zgjedhur, Joe Biden që të ndalet sulmi ndaj Kongresit dhe nëpunësve publikë.

“Unë bashkohem me Presidentin e zgjedhur, Joe Biden, duke bërë thirrje që sulmi ndaj Kongresit dhe nëpunësve publikë të kombit tonë të përfundojë”, siç tha ai dhe “lejoni që puna e demokracisë të shkojë përpara”, ka shkruar Harris.

Thirrje të njëpasnjëshme kanë ardhur dhe nga kongresmenët dhe republikanët amerikan./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore