Bota

SHBA/ Melania Trump shënim mirëseardhjeje për Jill Biden


Melania Trump thuhet të ketë lënë një shënim të shkurtër mirëseardhjeje për Jill Biden.

Presidenti Trump po ashtu la një shënim për presidentin e zgjedhur.

Ndërkohë janë bërë me dije veshjet e të sapo zgjedhurve në eventin e përurimit.

Jill Biden thuhet të jetë veshur nga stilistet amerikane.

Jill kishte veshur një pallto dhe fustan me pëlhurë prej leshi blu, nga stilistja amerikane, Alexandra O’Neill, e “Markarian”.

Siç është zakon dhe në përputhje me traditën e zonjave të para të mëparshme, ajo do të bëjë një dhurim të veshjeve përuruese për muzeun Smithsonian.

Biden veshi një kostum dhe pardesy marine, të dyja nga dizajneri amerikan Ralph Lauren.

Kamala Harris u vesh nga stilistë afroamerikanë.

Zëvendëspresidentja zgjodhi Christopher John Rogers dhe Sergio Hudson.

Christopher është një dizajner i ri afroamerikan, nga Baton Rouge i cili jeton në New York City. Sergio është nga Karolina e Jugut.

Zotëria i dytë ishte veshur me kostum të Ralph Lauren.

/AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore