Lajme

SHBA kontrollon nëse Izraeli ka përdorur inteligjencën artificiale kundër Hamasit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës po testojnë nëse Izraeli ka përdorur vërtet inteligjencën artificiale për të goditur objektivat e tij në Gaza.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, për agjencinë e lajmeve CNN.

Referuar disa raportimeve mediatike, të cilat citojnë burime të inteligjencës izraelite, forcat e mbrojtjes po përdorin një program të quajtur Lavender me të cilin kanë pikasur 37 mijë objektiva, anëtarë të mundshëm të Hamasit, të dyshuar për vrasje.

Dhe se i kanë përfshirë në software për identifikimin e tyre.

Por Izraeli ka mohuar përdorimin e inteligjencës artificiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore