Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë me dy vjet dorëzimin e 8 avionëve F-16, të cilët tashmë janë paguar nga Bullgaria.
Kjo, për shkak të frikës nga rrjedhja e të dhënave sekrete për avionët në Rusi.
Lajmi është bërë i ditur nga “Euroactiv” dhe është raportuar nga “Novinite”, duke iu referuar opinionit të dy ish-ministrave bullgarë të Mbrojtjes.
Në fillim të prillit, Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen në Bullgari të 8 avionëve të rinj F-16 dhe pajisjeve përkatëse.
“Vonesa në dorëzimin e avionëve të rinj amerikanë F-16 mund të jetë për shkak të mungesës së besimit tek autoritetet bullgare, të cilat nuk kanë vërtetuar se mund të mbrojnë me siguri sekretet e NATO-s”, deklaroi ish-ministri Velizar Shalamanov.
Delyan Peevski është një miliarder, një manjat mediatik, i cili pasi u bë deputet, shpejt mori një certifikatë në vitin 2013 për të drejtuar Agjencinë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare.
Ish-kolegu i Shalamanov-it, Todor Tagaev pajtohet plotësisht me të.
“Bullgaria duhet të ndërtojë një sistem për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Ne vazhdojmë të lejojmë përfaqësuesit rusë MiG në bazën ajrore Graf Ignatievo. Ne kemi nevojë për një garanci 110% që asnjë rus nuk do të shkelë përsëri atje dhe se personeli i bazës nuk do të pijë vodka me rusët”, shtoi ish-kreu bullgar për Euroactiv.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Thaçi: Kam informacione se Kurti do ta mbështesë Pendarovskin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
-
Sipas NYT, Gjykata e Hagës po përgatit urdhërarreste për liderët e Hamasit dhe Izraelit
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës