Lajme

SHBA: 4 dronë të nisur nga rebelët Houthi janë shkatërruar mbi Detin e Kuq


Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se forcat e veta kanë shkatërruar me sukses katër drone të lëshuar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

Dronët, referuar komandës amerikane, “u drejtuan kundër një anijeje të koalicionit dhe një luftanijeje amerikane dhe ishin të përfshirë në një veprim vetëmbrojtës në Detin e Kuq”.

Gjithashtu ka shtuar se nuk janë raportuar të lënduar apo dëme në anije të SHBA-ve apo të koalicionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore