Lajme

Sërish protesta në Mal të Zi kundër formimit të qeverisë së pakicës


Protesta e qytetarëve kundër propozimit për formimin e qeverisë së pakicës të Malit të Zi është mbajtur edhe në mbrëmjen e së shtunës, para Qeverisë në Podgoricë.

Protesta pati edhe në Nikshiq, Tivat, Berane dhe Mojkovac.

Midis të mbledhurve ishin edhe zyrtarët demokratë Danilo Sharanoviç dhe Albin Çeman.

Në emër të Qeverisë ishte lideri dhe deputeti i të djathtës së Malit të Zi, Marko Milaçiç, si dhe deputeti i Malit të Zi të Bashkuar, Vladimir Dobriçanin.

Shumica qeverisëse duhet të pajtohet, që të mos përballet me rezistencën me të cilën u përball qeverisja e kaluar në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, përcjellë Vijesti.

Protestuesit paralajmëruan një protestë të re për sot (e diele) për në orën 17:00, duke ftuar të gjithë deputetët e qeverisë të marrin pjesë.

Në Nikshiq është protestuar para ndërtesës së Komunës kundër, siç thonë ata, ruajtjes së vullnetit zgjedhor nga 30 gushti. Aty në protestë ka qenë edhe nënkryetari i Komunës Mitar Goranovic, por edhe deputetë të tjerë të demokratëve, si dhe përfaqësues të lëvizjes “Të mos e japim Nikshiqin”.

Protesta bllokuese kundër formimit të qeverisë së pakicës kishte edhe në udhëkryqin e Kotorrit, në autostradën Adriatik pranë aeroportit të Tivatit, duke bllokuar për një kohë të shkurtër trafikun.

Protesta raportohet të ketë pasur edhe në Berane dhe Mojkovc.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore