Sport

Distria fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam-in e Parisit


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in, e cila po mbahet në Paris të Francës.

Distria u mposht në finale përballë xhudistes franceze, Amandine Buchard, për të fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52kg.

Në ndeshjen e parë, Distria u përball me francezen, Anais Mosdier, të cilën e mposhti pas 1.42 minuta, me “Ippon”.

Më pas, për të arritur në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti me “Waza-ri” xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Për të shkuar në finale, mposhti zviceranen, Fabienne Kocher.

Megjithatë, pas këtij rrugëtimi fantastik, ajo u mposht nga francezja Amandine buchard.

Kujtojmë se vetëm një jave më parë, Distria kishte fituar Medaljen e Artë në Grand Prix të Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore