Sport

Serie A kërkon hapjen e plotë të stadiumeve


Teksa sezoni i ri futbollistik 2021/22 në Serie A është vetëm pak orë larg nisjes së tij, klubet po kërkojnë hapjen totale të stadiumeve për tifozët, raporton e përditshmja italiane “Il Sole 24 Ore”.

Skuadrat po kërkojnë hapjen në masën 100% të stadiumeve, por vetëm për personat që janë të pajisur me Green Pass.

Besohet se gjithçka do të vendoset në bazë të ecurisë së fushatës së vaksinimit dhe tendencës së kurbës epidemiologjike.

Nëse ditët në vijim nuk do të sjellin përkeqësim të situatës, atëherë mund të ketë hapje të plotë të stadiumeve.

Problemi i klubeve është se në situatën aktuale nuk mund të nxjerrin në treg abonimet vjetore për tifozët, çka përkthehet në humbje ekomonike.

Nga ligat kryesore të futbollit në Evropë, vetëm Serie A dhe Bundesliga do të jenë me kapacitet 50% të stadiumeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore