Sport

Sergi Roberto do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën


Sergi Roberto do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Roberto dhe Barcelona do ta zgjasin bashkëpunimin deri në qershor të vitit 2024.

Marrëveshja aktuale mes palëve skadonte në verën e ardhshme, por ajo do të zgjatet edhe për një vit më shumë.

Thuhet se kjo ka qenë një kërkesë e trajnerit të katalanasve, Xavi Hernandez, pasi ai beson shumë te futbollisti 31-vjeçar.

Kujtojmë që Sergi Roberto është produkt i akademisë së Barcelonës, i cili iu bashkua ekipit të parë në verën e vitit 2013.

Deri më tani ai ka luajtur 334 ndeshje me Barcelonën në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 39 asistime.

Roberto gjithashtu numëron edhe 11 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Spanjës, prej të cilave shënoi edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore