Lajme

Serbia refuzon pjesëmarrjen në samitin për Platformën e Krimesë


Serbia nuk do jetë pjesë e samitit të parë parlamentar të Platformës së Krimesë, i cili do të mbahet në Zagreb.

Pavarësisht faktit se përfaqësues nga më shumë se 30 vende të Evropës kryesisht, por përfshi edhe SHBA-të, do të mblidhen në kryeqytetin kroat, në formatin e ri të konsultimit dhe koordinimit, i cili gjenezën e ka në Ukrainë, zyrtarët e Beogradit, nuk janë bërë pjesë e takimit.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat serbe, teksa për t’u theksuar mbetet fakti se Kryekongresmenja amerikane, Nancy Pelosi, do të jetë pjesë e takimit.

Rreth 50 delegacione nga 30 vende të ndryshme, do të bëhen pjesë e tryezave plenare, të bashkëorganizuara nga Ukraina dhe Kroacia, të cilat do të mikpriten nga kryeplarlamentari kroat, Gordan Jandrokovic.

Ky i fundit, e bëri të qartë se Serbia ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në takim, por “qartësisht ka plane të tjera sa i përket çështjes”.

Nga vetë Beogradi nuk ka pasur asnjë koment mbi arsyet që kanë çuar në këtë vendimmarrje.

Por, një marrëveshje e fundit e bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë, e nënshkruar një muaj më parë, mund të ketë qenë ndikuese në krijimin e kësaj situate.

Gadishulli ukrainas i Krimesë u aneksua ilegalisht nga Moska në vitin 2014 dhe nga të shumtë, shihet edhe pikëgjeneza e agresionit të sotëm të Rusisë në territorin ukrainas, i cili ka zënë vend prej 24 shkurtit 2022.

Ashtu si Krimenë, Rusia ka aneksuar tashmë, përmes disa referendumeve fiktive, edhe katër rajone të tjera ukrainase: Donetskun, Luhanskun, Zaporizhzhian dhe Khersonin.

Metodologjia e përdorur, ka qenë shumë e ngjashme me atë të Krimesë në vitin 2014 dhe nuk njihet nga vendet perëndimore.

“Platforma e Crimeas” – Shqipëria pjesë e iniciativës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore