Lajme

Serbët në Veri: Askush s’na kërkon ta paguajmë rrymën, edhe po të donim


Mitrovicë e Veriut

Përveç kur kanë nevojë, qytetarët e Mitrovicës Verore energjinë e elektrike e shfrytëzojnë edhe kur nuk ju duhet fare.

Ekipi i Albanian Post qëndroi në disa lagje të kësaj komune të enjten paradite. Kamera, filmoi poqët e ndezura para shtëpive në pikë të ditës.

Ndër të tjera, qytetarët serb, si shumicë në këtë komunë dhe tre komunat tjera në pjesën veriore të Kosovës, thonë se nuk e paguajnë energjinë elektrike që nga viti 1999.

Një ndër arsyet e mos pagesës së faturave të energjisë së konsumuar thonë se është edhe paqartësia se ndaj kujt kanë obligim.

Qytetarët serbë besojnë se me energji elektrike furnizohen edhe nga Kosova e edhe nga Serbia, rrjedhimisht nuk kanë një derë të caktuar se ndaj kujt kanë obligim.

Për këtë, ata kërkojnë nga politikanët që të merren vesh për të zgjidhur këtë problem.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore