Shqipëria

Sekuestrohen 13 kg kokainë në Portin e Durrësit


Në Portin e Durrësit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, pasditen e 3 gushtit.

Burime zyrtare për Albanian Post (AP), kanë konfirmuar se janë gjetur 13 kilogramë kokaine dhe janë sekuestruar më pas nga autoritetet policore.

Nga Veriu në Jug të Shqipërisë, në më pak se një javë janë sekuestruar mbi 23 kilogram (kg) lëndë narkotike.

Por, shumica e operacioneve policore kanë pasur si synim parandalimin evidentimin dhe goditjen e këtyre lëndëve.

Sasia më e madhe e sekuestruar është ajo në Portin e Durrësit, e kompanisë “Alba Exotic Fruit” me 6.5 kg kokainë.

Në kontejnerët e saj më 13 korrik u gjet një sasi prej 11.6 kg kokainë.

Katër ditë pas zbulimit të ngarkesës së parë të drogës, policia thotë se u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të kësaj firme.

Fill pas saj policia finalizoi operacionin e koduar “Dërmënas”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi 2-javor.

Gjatë tij u sekuestruan po 6.5 kg lëndë cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga babë e bir, për kultivim, prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore