Shëndet

‘Sekrete’ bukurie që çdo vajzë do të donte t’i dinte


Kur bëhet fjalë për sekretet e bukurisë, vëmendja e vajzave është në maksimum. Secila prej nesh do të donte disa këshilla si t’ia dalim të jemi gjithmonë të bukura.

Përhapeni kremin e syve duke përdorur gishtin e unazës

Shumë njerëz e bëjnë këtë gjë duke përdorur gishtin tregues, por në fakt, ai është gishti më i ashpër dhe si pasojë është shumë agresiv për një zonë aq delikate sa ajo e syve. Në vend të tij, përhapeni kremin e syve me gishtin e unazës, i cili është i butë dhe delikat.

Bëni maska të ndryshme në pjesë të ndryshme të fytyrës

Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtat trajtime, bëni maska të ndryshme sipas “problemit” të zonave të caktuara të fytyrës. Për shembull, mund të bëni një maskë hidratuese për zonën e faqeve dhe një maskë anti-yndyrë për zonën T.

Relaksoni fytyrën

Kujtojini vetes se duhet të relaksoni muskujt e fytyrës suaj disa herë në ditë. Mimikat e ndryshme të fytyrës që bëjmë gjatë ditës, ndikojnë në formimin e rrudhave. Prandaj herë pas here bëni një “pushim”, qetësoni nofullat, sytë, ballin për disa minuta. Bëjeni këtë gjë pjesë të rutinës suaj të përditshmërisë dhe sa më shpesh të mundeni.

Ndryshojeni gjithmonë këllëfin e jastëkut

E njëjta gjë si për peshqirin vlen edhe për këllëfin e jastëkut. Ndërrojeni një herë në dy ditë këllëfin duke fjetur një natë në njërën anë, një natë në anën tjetër të tij.

Fshijeni fytyrën me një peshqir të pastër sa herë e lani

Shpesh ndodh që peshqirin e fytyrës ta përdorim disa herë, por kjo është diçka e gabuar, sidomos nëse fytyra juaj ka tendencë akneike. Peshqirët mbajnë shumë baktere dhe përdorimi i tij më shumë se një herë mund të përhapë bakteret në gjithë fytyrën.

Sigurisht që jeni shumë të bukura, por nëse keni parasysh dhe këto këshilla bëheni akoma dhe më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore