Lajme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i bën thirrje Hezbollahut të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit


Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka patur një tjetër telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin.

Të dy kanë mbajtur kontakte së bashku thuajse çdo ditë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Mësohet se Gallant e ka informuar Austin-in për operacionet ushtarake në përgjigje të sulmeve terroriste.

“Austin i bëri thirrje Hezbollahut libanez që të ndërpresë sulmet e tij nga Libani jugor në Izrael dhe nënvizoi rëndësinë e dërgesave të ndihmave humanitare për civilët në Gaza”, thuhet në një deklaratë.

Po ashtu Austin e ka përditësuar Gallant për “dërgimet e ardhshme të ndihmës për sigurinë për Izraelin dhe përsëriti angazhimin e SHBA-ve për kthimin e sigurt të pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore