Shqipëria

Seanca e parë parlamentare, Erdogan fjalim përshëndetës


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, do të vizitojë Shqipërinë më 17 janar të këtij viti.

Ai do të jetë pjesëmarrës në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri, që do të zhvillohet në të njëjtën datë, në orën 17:00.

Ergodan, nga foltorja e Kuvendit do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

Aryeja e vizitës së tij në Shqipëri është inaugurimi i 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ashtu siç kishte premtuar, Erdogan do të vijë për t’i parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin.

Apartamentet kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet.

Lajmi për vizitën e tij u bë më herët i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ishte në Turqi në Pallatin Presidencial.

Presidenti turk ka shprehur vendosmërinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë, në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Nikolla, asokohe, ka shprehur mirënjohjen edhe për pritjen e ngrohtë dhe, “për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve”.

“Vlerësojmë dhe ju falënderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për  institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor”, vuri në dukje ajo.

Sa i përket Kosovës, Nikolla i ka shprehur Presidentit turk dëshirën për angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore