Lajme

Së shpejti pritet që Belgjika të hapë ambasadë në Kosovë


Flamuri i Belgjikes

Zyra ndërlidhëse e Belgjikës në Kosovë së shpejti mund të ngritet në nivelin e ambasadës. Kështu të paktën ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter tha se ky është “lajm i mrekullueshëm”.
“Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës”, njoftoi ai përmes Twitter-it.

“Faleminderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, shkroi Bajrami.

Agron Bajrami dhe Jeropen Cooreman

Ndryshe, deri më tani Kosova ka pasur një ambasadë në Bruksel, ndërsa Belgjika vetëm Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë, mirëpo sipas diplomatit kosovar shumë shpejt pritet që edhe Belgjika ta ketë nivelin e njëjtë të përfaqësimit diplomatik në vendet përkatëse.

Kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, me 17 shkurt të vitit 2007, Belgjika ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e saj, dhe kjo vetëm disa ditë pas shpalljes, saktësisht me 24 shkurt të vitit 2008.

Gjithashtu, Belgjika mori pjesë në bombardimin e Jugosllavisë të vitit 1999 nga NATO. Belgjika aktualisht ka 205 trupa që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore