Jetesë & Stil

Scarlett Johansson dhe Colin Jost, në pritje të fëmijës së parë


Scarlett Johansson dhe Colin Jost

Aktorja e nominuar për “Oscars”, Scarlett Johansson është duke pritur fëmijë me burrin e saj, komedianin e njohur amerikan, Colin Jost.

Lajmin për “Page Six”, e kanë konfirmuar disa burime, të cilat mes tjerash janë shprehur se – “Scarlett është shtatzënë, por po preferon ta mbaj të fshehtë”.

Ylli i “Avengers”, kishte ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme, gjatë muajit qershor pasi ajo nuk morri pjesë në intervista promovuese të “Black Widow”.

“Ajo nuk ka bërë shumë intervista ose ngjarje për të promovuar ‘Black Widow’ e cila është për t’u habitur pasi që është një lajm i madh për Marvel / Disney dhe ajo është edhe yll edhe një producent ekzekutiv”, shpjegojnë burimet.

Dyshimet për shtatzëni i kishte rritur akoma më shumë kur ajo u paraqit me “Zoom” në një intervistë për Jimmy Fallon dhe si për ironi, kamera e saj kapte pjesën vetëm nga shpatullat e më lartë, duke e fshehë stomakun dhe linjat e tjera.

Ajo gjithashtu mungoi në një shfaqje të “Black Widow” në Hamptons Friday të ndjekur nga bashkë-ylli i saj David Harbor, ngjarje kjo që u pasua me një aheng në shtëpinë e Mariska Hargitay, teksa kjo e fundit njihet për miqësinë me Scarlett.

Një burim tjetër u shpreh se – “Scarlett zakonisht kalon shumë kohë gjatë verës në Amagansett dhe Montauk, dhe shpesh shëtit me qentë e saj në plazh. Por, këtë verë ajo nuk ka ardhur fare, duket se po fsheh diçka…”

Johansson dhe Jost janë së bashku që nga viti 2017 ndërsa ky do të jetë fëmija i parë i çiftit. Por, për Scarlett ky do të jetë fëmija i dytë, pasi më parë ajo mirëpriti në jetë vajzën Rose, e cila tashmë është 6 vjeçe e që është fryt i ish martesës së aktores me Romain Dauriac.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore