Muzikë

Sanremo, Ermal Meta në krye të klasifikimit


Sipas renditjes provizore të 26 konkurentëve, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta kryeson listën.

Kjo u vendos nga juria e sondazhit të opinionit, e përbërë nga 300 përdorues të rregullt të muzikës dhe përfaqësues të grupmoshave, origjinës gjeografike dhe preferencave muzikore të ndryshme.

Ai konkuroi me këngën “Un millione cose da dirti”. Balada është pritur mjaft mirë dhe klikimet për këngën sa vijnë e rriten. Fabula e këngës është thirrje për të mos patur frikë, dhe për të kërkuar ndihmë.

“Nëse nuk do mund të të ngre lart, do të të shoqëroj në pikën e fundit”, është një nga thëniet më të bukura të tekstit.

Kujtojmë që Ermal Meta është fitues i festivalit tre vite më parë në duet me Fabrizio Moro-n. Kënga fituese “Non mi avete fatto niente” aktualisht numëron më shumë se 36 milionë shikime në youtube. Shqiptari Meta dhe Moro befasuan me interpretimin e tyre dhe performancën e cila u cilësua e jashtëzakonshme, duke bërë për vete publikun italian të cilit i morën edhe votat.

“Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kënga të vazhdonte garën, nga e cila dy këngëtarët u larguan si triumfues.

Tre vite më pas, Ermal Meta kryeson sërisht listën. Më poshtë vijon renditja e përkohshme e 26 artistëve të mëdhenj në garë në fund të mbrëmjes së dytë të Festivalit Sanremo 2021.

1 – Ermal Meta, «Un milione di cose da dirti»

2 – Annalisa, «Dieci»

3 – Irama, «La genesi del tuo colore»

4 – Malika Ayane, «Ti piaci così»

5 – Noemi, «Glicine»

6 – Fasma, «Parlami»

7 – Francesca Michielin & Fedez, «Chiamami per nome»

8 – Lo Stato Sociale, «Combat pop»

9 – Ëillie Peyote, «Mai dire mai»

10 – Francesco Renga, «Quando trovo te»

11 – Arisa, «Potevi fare di più»

12 – Gaia, «Cuore amaro»

13 – Fulminacci, «Santa Marinella»

14 – La Rappresentante di Lista, «Amare»

15 – Maneskin, «Zitti e buoni»

16 – Max Gazzè, «Il farmacista»

17 – ColapescDimartino, «Musica leggerissima»

18 – Coma Cose, «Fiamme negli occhi»

19 – Extraliscio con Davide Toffolo, «Bianca luce nera»

20 – Madame, «Voce»

21 – Gio Evan, «Arnica»

22 – Orietta Berti, «Quando ti sei innamorato»

23 – Random, «Torno a te»

24 – Bugo, «E invece sì»

25 – Ghemon, «Momento perfetto»

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore