Tokyo 2020

San Marino fiton medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike


Alessandra Perilli fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke u bërë sportistja e vetme nga San Marino që fiton një medalje olimpike.

33-vjeçarja i solli lavdinë olimpike vendit të saj në Poligonin e Qitjes Asaka të mërkurën.

Me një popullsi prej 33 mijë e 860 banorë, medalja e bronztë gjithashtu e bën San Marino vendin më të vogël që ka fituar ndonjëherë një medalje në historinë e Lojërave Olimpike.

Pas debutimit në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960, San Marino ka konkurruar në 14 Lojëra Verore dhe 10 Dimërore me gjithsej 93 atletë.

Katër atletë të tjerë nga ekipi i San Marinos po garojnë në Tokio, përfshirë gjuetarin Paolo Persoglia, notaren Arianna Valloni dhe mundësin Myles Amine.

Por ishte Perilli ajo që bëri krenar sportin në San Marino me vendin e tretë të fituar në Lojërat Olimike.

Ndërsa medaljen e artë e mori sllovakja Zuzana Rehak Stefecekova, kurse të argjendtën amerikanja Kayle Browning.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore