Sport

Samuel Umtiti humbet pjesën e mbetur të sezonit


Nuk kanë të ndalur problemet për futbollistin e Barcelonës, Samuel Umtiti-n.

Qendërmbrojtësi francez iu nënshtrua një operacioni në këmbë gjatë ditës së marte dhe si pasojë e kësaj, ai do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmin e kanë konfirmuar vet klubi i Barcelonës, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, komunikuan operacionin e qendërmbrojtësit të tyre.

“Samuel Umititi është operuar me sukses në këmbën e tij të djathtë. Koha e rikuperimit të tij është rreth tre muaj”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

28 vjeçari ishte i pafat, teksa lëndimin e kishte pësuar në stërvitje. Francezi në këtë sezon me Barcelonën ka luajtur vetëm një takim (ndaj Osasuna-s më 12 dhjetor), kurse në të gjitha tjerat nuk ishte në dispozicion të ekipit.

Së fundmi Umtiti vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026, i cili ishte pajtuar për ulje të pagës, vetëm në mënyrë që blerja e janarit, Ferran Torres, të mund të regjistrohet, pas krizave ekonomike të klubit katalanas.

Kujtojmë që Barcelona e bleu atë në verën e vitit 2016 nga Lyon-i për shumën e 25 milionë eurove.

Mirëpo, prej kohësh ata janë duke kërkuar ta shesin atë, por në rrethana të tilla, kjo tani do të jetë shumë e vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore