Pajisje

Samsung së shpejti do të publikoj One UI 5.0 edhe për Galaxy S21 FE


Samsung tashmë ka publikuar një version të One UI 5.0 bazuar në Android 13 për shumicën e telefonave të tij kryesorë, duke përfshirë serinë Galaxy S22, kështu që është e natyrshme që edhe Galaxy S21 FE të marrë këtë version.

Jo se dikush dyshonte për këtë. Sigurisht, përdoruesit e Galaxy S21 FE nuk patën mundësinë të provonin softuerin e ri në testimin beta, por Samsung ka kohë që punon me dyer të mbyllura.

Samsung soon to release One UI 5.0 for Galaxy S21 FE

Gjurmët se Galaxy S21 FE do ta ketë të integruar One UI 5.0, softuer i ndërtuar duke u bazuar mbi Android 13 ishin gjetur në disa serverë të Samsung, dhe ka sugjerime se vet përditësimi do të lansohet dikur gjatë muajit të ardhshëm. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Meqenëse telefoni u publikua me Android 12 në fillim të këtij viti dhe Samsung ashmë është zotuar të shtyjë të paktën katër përditësime kryesore për telefonat e tij kryesorë, ky do të jetë i pari për S21 FE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore