Pajisje

Samsung Galaxy Xcover 5 tani merr Android 13 dhe One UI 5.0


Samsung ka vazhduar me shpejtësi marramendëse me shpërndarjen e përditësimit të saj me Android 13 dhe One UI 5.0.

Xcover 5 tani gjithashtu ka filluar që ta marrë përditësimin e saj me Android 13 dhe ONE UI 5.0.

Paketa e përditësimit është në dispozicion për modelin SM-G525F në dhjetëra vende të Evropës, ndërsa përditësimi OTA përmban gjithashtu “arnime sigurie” për Android të nëntorit 2022.

Përveç kësaj, ka një ekran LCD HD+ me madhësi prej 5.3 inçëve, çipin Exynos 850 me 4GB ram memorie dhe 64GB hapësirë të përgjithshme, një bateri 3000 mAh .

Veçoria e saj kryesore është padyshim aftësia e saj për t’i mbijetuar një hedhje prej 1.5 metrave lartësi, e gjithashtu edhe zhytjes në ujë në thellësi prej 1 metër në kohëzgjatje prej 30 minutave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore