Vende

Sakura/Historia e lules më ikonike të shpirtit japonez


Sakura ose ndryshe “çelja e lules së qershisë” ka një diferencë të madhe shpirtërore në krahasim me lulet ose bimët e tjera. Pse japonezët e konsiderojnë Sakura-n si më të bukurën jo vetëm në lulëzimin e saj, por edhe në shkatërrimin e saj.

Histori e shkurtër mbi Sakura-n

Sakura u bë sinonim për një lule në periudhën Heian (794-1185). Kjo, për shkak të popullaritetit midis grupeve fisnikëve të Oborrit që mblidheshin për të shijuar lulëzimin e qershisë. Besohet se pemët e Sakura-s përmbanin shpirtra dhe ata i dedikonin dhurata me verë orizi.

Perandori Saga është i njohur për dashurinë e tij për lulet e qershisë, i cili mbajti një festë shikimi të Sakura-s, e cila ishte Ohanami i parë (festa e shikimit të lules së qershisë). Tradita e Ohanamit u bë mjaft e popullarizuar në mesin e klasave Samurai (Bushi). Në periudhën Edo, zakoni i ohanamit u përhap edhe mbi banorët e qytetit.

Sakura kishte përjetuar një gjendje kritike në kohën e restaurimit të Meiji-t (1868-1912). Kopshtet dhe rezidencat Daimyo ku mijëra lule qershi u mbollën, ishin në rrezik ekstrem zhdukjeje.

Takagi Souemon, një kopshtar i specializuar për pemët, ruajti 84 lloje duke i mbjellë ato në kopshtin e tij. Ne i detyrohemi atij për faktin që ne kemi sot mundësi të çmojmë lulet e qershisë.

Pas dimrit të ftohtë ngrirës, pranvera është sezoni më i kërkuar dhe i dëshiruar i vitit. Disa javë para lulëzimit të parë të Sakura-s, transmetimet televizive fillojnë parashikimin e Sakura-ve duke u thënë njerëzve saktësisht lulëzimin e saktë të luleve të para të qershisë në secilin rajon.

E gjithë Japonia nga Okinawa në Hokkaido në festë

Më të qetë dhe të gëzuar, njerëzit kënaqen duke parë Sakura-n me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Ju mund t’i shihni ata duke festuar gjatë ditës dhe në mbrëmje gjithashtu. Disa e përgatisin vetë ushqimin e tyre. Hanami Dango (petka orizi) është me të vërtetë një shtesë e bukur për festën.

Nëse ju ndodh të shihni një reshje me Sakura, skena e saj do të mbetet përgjithmonë në zemrën tuaj. Kjo ndodh vetëm pasi lulet e qershisë arrijnë lulëzimin e tyre të plotë dhe era e fortë i përpin.

Kur era godet pemën, do të përjetonit emocione të përziera. Mund të ndjeni pak dhimbje që bëheni dëshmitar i shkatërrimit të lules së qershisë dhe e gjeni veten duke e admiruar atë në të njëjtën kohë.

Thuhet në gojëdhënat japoneze se kur një jete i vjen fundi, ajo shkëlqen më së shumti. Sakura është mishërimi i asaj ideje në një mënyrë dramatike.

Lloji kryesor, Somei Yoshino, lulëzon vetëm për një javë ose dy. Ekzistenca e saj jetëshkurtër na bën të vlerësojmë kohën kur mund të kënaqemi duke i parë ato dhe na lejon të mendojmë për natyrën kalimtare të jetës.

Kontrasti i butësisë së ngjyrës rozë, ashtu delikate dhe përshtypjes së gjallë të fundit të saj është jashtëzakonisht përjetim i rrallë.

Çdo individ ka imazhin e tij të Sakura-s dhe kujtesën unike bashkangjitur saj. Sakura është mediumi i cili u kujton njerëzve jetën dhe vdekjen në një periudhë të shkurtër kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore