Lajme

Rusia po përgatit përgjigjen ndaj propozimeve të Ukrainës, deklaron Lavrov


Federata Ruse po përgatit reagimin ndaj propozimeve të Ukrainës të paraqitura në Stamboll.

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Interfax” që citon fjalën e ministrit rus Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp në New Delhi.

“Pala ukrainase ka hedhur në letër vizionin e saj për marrëveshjet që duhet të arrihen – dhe këto marrëveshje duhet të formohen së pari”, deklaroi kryediplomati rus.

Ai shtoi se autoritetet vendase janë duke përgatitur një reagim.

“Ka një lëvizje përpara, para së gjithash, në njohjen e pamundësisë së Ukrainës për të qenë një vend blloku, pamundësinë që Ukraina të kërkojë lumturinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, theksoi Lavrov.

Sipas zyrtarit rus, statusi neutral jo-bërthamor është ajo që tani perceptohet si një “domosdoshmëri absolute”.

“Por sa i përket kontakteve të mëtejshme të mundshme – ato aktualisht janë duke u përpunuar”, përmbylli Lavrov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore