Lajme

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin në stacionin Kramatorsk


Kremlini ka mohuar se Rusia ishte përfshirë në një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se forcat e armatosura ruse nuk kishin asnjë mision të planifikuar për në Kramatorsk të premten.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar gjithashtu se forcat ruse ishin përgjegjëse për sulmin. Kështu raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve “RIA”.

Organizata shtetërore ruse citoi ministrinë të thoshte se raketa ishte e një lloji të përdorur vetëm nga ushtria ukrainase dhe e ngjashme me atë që goditi qendrën e qytetit të Donetsk-ut më 14 mars.

Qeveria ruse ka mohuar vazhdimisht se ka sulmuar civilë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Deri më tani në stacionin e trenit është raportuar për të paktën 30 civilë të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore