Lajme

Rusia kthen 6 fëmijë në Ukrainë me ndërmjetësimin e Katarit


Rusia – me ndërmjetësimin e ambasadës së Katarit në Moskë – i ka dorëzuar Ukrainës gjashtë fëmijë.

Shkëmbimi mësohet se është zhvilluar këtë të enjte të 21 marsit.

Ai është kryer në Ambasadën e Katarit si pjesë e procesit të bashkimit familjar me pjesëmarrjen e Komisioneres Presidenciale Ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore