Duhen bërë përpjekje të fuqishme që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA) të arrijnë marrëveshjen mbi zgjatjen e traktatit të kontrollit të armëve bërthamore New Start përpara se të skadojë muajin tjetër, deklaroi Kremlini zyrtar më 26 janar.
Traktati i Reduktimit Strategjik të Armëve u nënshkrua në vitin 2010. Ky traktat skadon më 5 shkurt. Traktati kufizon numrin e armëve bërthamore, raketave dhe bombave që mund të testohen.
Nëse zgjatja e të traktatit New Start dështon mund të krijohet një garë të mundshme armësh dhe tensionesh midis Moskës dhe Washington-it, paralajmërojnë ekspertët e mbrojtjes.
Ambasadori amerikan i çarmatimit, tha se Presidenti Joe Biden po planifikon të zgjasë traktatin e kontrollit të armëve New Start. Ky traktat mbetet në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe është vetëm fillimi i përpjekjeve për të angazhuar Moskën.
“Zgjatja e traktatit merr edhe më shumë kuptim në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë nuk janë në një shkallë të mirë”, tha përfaqësuesi i SHBA-së, në konferencën e çarmatimit në Gjenevë”, Robert Wood.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Gennady Gatilov, tha se Moska është e gatshme të zgjasë marrëveshjen.
Disa delegacione përfaqësuese të shteteve në konferencë, përfshirë Zvicrën, gjithashtu shprehën inkurajim për zgjatjen e traktatit.
Nikolai Patrushev-i, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, diskutoi më 20 janar, zgjatjen e traktatit në një telefonatë me Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të kërkojë një zgjatje pesë-vjeçare të traktatit New Start.
Kjo është marrëveshja me e madhe për armët bërthamore SHBA-së dhe Rusisë.
Kremlini tha se do të mirëpriste përpjekjet e administratës së Biden-it për të zgjatur traktatin./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë