Lajme

Rusia akuzon Francën për nxitje të neo-nazizmit


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi autoritetet franceze për nxitje të neo-nazizmit.

Kjo ndodhi pak pasi u zhvillua biseda mes krerëve të shtetit Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin me pjesëmarrjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

Lavrov u ankua që Paris-i zyrtar kërkon që Ukraina ta çojë luftën në një fund fitimtar dhe të mund Rusinë.

“Kjo vetëm tregon se të gjitha thirrjet tona shumëvjeçare drejtuar Perëndimit për të negociuar në baza të barabarta jo vetëm që nuk u dëgjuan, por u injoruan qëllimisht”, theksoi kryediplomati rus.

Kreu i Ministrisë së Jashtme ruse foli edhe për nxitjen e supozuar të nacionalizmit dhe neo-nazizmit në Ukrainë.

Madje, ai u shpreh se “Franca luan një nga rolet iniciatore”.

“Ne jemi të trishtuar që e shohim këtë”, shtoi Lavrov.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Macron po përpiqej të kishte sukses në ndërmjetësimin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Kjo, duke i ofruar atij lëshime sovraniteti. Udhëheqësi ukrainas e hodhi poshtë me vendosmëri këtë propozim.

Që nga pushtimi i plotë i Rusisë dhe Ukrainës, Macron ka mbajtur vazhdimisht biseda telefonike me Putin-in.

Në këtë drejtim, kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi atij që të mos negociojë për kushtet e Federatës Ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore